Diskutimi rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka shkaktuar debate të forta mes analistit Astrit Gashi dhe ish-të burgosurit politik Afrim Caka.

Analisti Gashi gjatë emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini theksoi se nuk është fans e as ithtar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

@rtvdukagjini Si ndodhi përplasja në mes Astrit Gashit dhe Afrim Cakës pasi ky i fundit e akuzoi që fjalët i ka nga Serbia #debatplus ♬ original sound – RTV Dukagjini


“Hiç s’jam, hiç”, tha Gashi. E pas kësaj, reagoi ish-i burgosuri Caka, i cili i tha se fjalët i ka nga Serbia. “Na po të ndjekim çdo ditë në televizion”, u shpreh Caka. “Çka jam i Serbisë unë, a e din çka është me më thanë i Serbisë”…”, ia kthente Gashi. Pas kësaj akuze, Gashi u ngrit nga vendi i tij në studio dhe të largohej, ndonëse ishte në transmetim live.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb