Në orën 17:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar. Kjo seancë pritet që të nisë me fjalimet e krerëve të grupeve parlamentare
Mbetet për tu parë nëse demokratët do të jenë të pranishëm për një seancë normale, apo do të vijojnë me debate dhe akuza siç i kemi parë në seancat e kaluara.
Seanca mbahet në një situatë të tensionuar politike, pasi Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për korrupsion, bashkëpunimin me krimin si edhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
PD ka mbajtur një sërë protestash edhe pas skandalit në të cilën u përfshi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
