Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në asamblenë e KiE-së mbajti një fjalim kritik lidhur me raportin e ‘Dick Marty’.

Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann u pyet lidhur me këtë çështje, ndërsa u shpreh se me rëndësi është që fokusi të jetë tek e ardhmja e Shqipërisë me BE dhe detyrat që janë dhënë në këtë raport.

Pyetje: Rama ishte në Këshillin e Evropës, ku prezantoi rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, fjalimi i tij u kritikua. Ju e quani të tepruar?

Ambasadorja e delegacionit të BE-së: Meqë po flisnit edhe për Këshillin e Evropës, nuk duhet që të komentoj unë për këtë çështje, sot është e rëndësishme që raporti është miratuar dhe tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria, tek kjo gjë duhet të përqendrohemi sot. Tek e ardhmja e Shqipërisë me BE dhe detyrat që janë dhënë në këtë raport.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb