Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj intervistës së kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e akuzuar atë për përdorim të një gjuhe të papranueshme në një media ndërkombëtare.

Berisha deklaroi se dënon “sharjet e pakualifikueshme” që, sipas tij, Rama ka përdorur ndaj shqiptarëve gjatë intervistës, duke e cilësuar sjelljen e tij si të papërshtatshme për një kryeministër.

Ai tha gjithashtu se reagimi i Ramës ka qenë “shokues” për gazetaren dhe publikun ndërkombëtar të pranishëm në intervistë. Sipas Berishës, mënyra e komunikimit të kryeministrit nuk është thjesht arrogante, por përfaqëson një sjellje që ai e krahasoi me figura autoritare të së kaluarës.

“Dënoj sharjet e pakualifikueshme që Rama iu bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Ju garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Rama ka përdorur në Financial Times. Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë. Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme. Ai nuk sillet si padrino, por shumë më keq se padrino. Ai e konsideron Shqipërinë si sulltanat i kohërave të shkuara.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: