Fladia Topi, 8-vjeçarja e famshme e rrjeteve sociale sot ka treguar për “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka udhëtimin me familjen në Dubai. Fladia është bërë e publike për videot “Tik-tok” të realizuara më mamanë e saj, ndërsa kësaj radhe ka surprizuar duke treguar për herë të parë se si ka bërë pjesë të regjistrimeve edhe gjyshin e saj, Arbenin.
Fladia duket e kënaqur nga mbresat që e udhëtimit të saj, kur flet për rrëshkitje në dunat e rërës, lojës me delfinë apo provën e profesioneve. Në bisedë më Kolkën ajo shpreson që gjyshi tjetër, t’i plotësojë përsëri dëshirën për ta dërguar në një eksperiencë tjetër të këndshmë në Dubai. Fladia surprizohet kur në lidhje “Skype” ndërhyn gjyshi, që mësohet të jetë dhe gazetari i njohur, mjeku Flamur Topi. Ajo ia shpreh publikisht dëshirën dhe merr premtimin e tij.
Nisur nga situata, gazetari Topi flet edhe për shqetësimin që ka për t’ë qenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve e për t’u dhënë atyre siguri në çdo moment e për t’i mbrojtur nga persona të rrëzikshëm. Flamur Topi, një jetë para kamerave, tani Fladia e vogël i merr profesionin dhe i kërkon t’i bëjë ajo gjyshit një intervistë ku e pyet për pasionin që ai ka për televizionin dhe mjekësinë. Fladia është pikasur në ekran si pjesë e disa emisioneve për fëmijë, por ka shumë ndjekës në rrjete sociale falë videove që ka me mamanë e saj e cila kujdeset që ajo të rritet një fëmijë e mbarë.
(BalkanWeb)
