Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë dy baraka në lagjen e komunitetit rom pranë ish-fushës së druve në zonën e Tepes. Sipas informacioneve paraprake, barakat janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme materiale për familjet që banonin aty.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u arrit të shmangej përhapja e flakëve, duke u shpëtuar disa banesave të tjera që ndodheshin ngjitur me vatrën e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb