Situata nga zjarri në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë Helmesit, ka dalë jashtë kontrollit.

Pavarësisht pranisë së forcave të shumta në terren për izolimin e flakëve, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Terreni malor e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen, duke e bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona të përfshira nga flakët.

Në terren vijojnë të luftojnë me zjarrin punonjës të shërbimit zjarrfikës, Bashkisë Bulqizë, shërbimit pyjor, si dhe forca të ushtrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb