Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake zjarri ka shpërthyer brenda një shtëpie private. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në apartamentet përreth.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: