Një zjarr ka rënë në zonën e ullishtave në fshatin Veleshnje në Berat. Zjarri ka nisur papritur në një nga ullashtet e fshatit dhe si pasojë e erës dhe temperaturave të larta zjarri është përhapur me shpejtësi drejt zonës kodrinore,të mbushur me pemë ulliri.

Në zonën e zjarrit kanë shkuar menjëherë 2 grupe shërbimi të Shërbimeve Zjarrfikëse dhe në një kohë të shkurtër flakët janë vënë nën kontroll.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre e ferra dhe disa rrënjë ullinj. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nuk pati dëme në njerëz dhe në banesat që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: