Qeveria ka parashikuar të blejë 2 avionë zjarrëfikës për shuarjen e zjarreve të cilat gjatë këtij viti shkrumbuan mijëra hektarë pyje e sipërfaqe tokë.

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, u shpreh se janë parashikuar rritje e kapaciteteve të mbrojtjes civile.

“Ne ndërkohë kemi një sërë investimesh në mbarë vendin nga Burreli, Kucovë, Pashalimani, do të fokusohemi në ngritjen e shkollës së aviacionit, kompleksin museal të FA. Mbrojtja civile do të jetë në fokus, zjarret kanë qenë problem i madh dhe ne ndërkohë kemi vazhduar të rrisim kapacitetet e mbrojtjes civile, kemi vendosur dhe fondin për të blerë 2 avionët e parë zjarrëfikës për republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb