Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar një status me tone ironike dhe kritike, ku i referohet rrëzimit nga pushteti të diktatorit venezuelan Nicolas Maduro, duke theksuar se pas 11 vitesh në pushtet dhe katër mandatesh, ai përfundoi i shoqëruar nga drejtësia.
Në reagimin e tij, Noka e përdor këtë zhvillim si simbol të rënies së diktatorëve dhe si mesazh se pushteti i gjatë dhe autoritar nuk garanton paprekshmëri. Ai e shoqëron komentin me një paralelizëm politik, duke e quajtur kryeministrin Rama “Ramaduro”, si shenjë proteste ndaj asaj që e cilëson qeverisje autoritare dhe të kapur nga pushteti.
Sipas Nokës, rasti i Venezuelës është një kujtesë se edhe regjimet që duken të pathyeshme bien, ndërsa drejtësia, herët a vonë, vepron.
