Analisti, Ben Andoni, i ftuar në studion e Neës24, e ka cilësuar përdorimin e flamurit gjerman në protestën e së dielës para Kryeministrisë, thirrur nga opozita, pa sens logjik.

Sipas tij, është e vërtetë që Gjermania ka shtuar retorikën kritike ndaj qeverisë, duke përsëritur disa herë se duhet të ketë kujdes me kapitujt themelorë të procesit të integrimit që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

Por sipas Andonit, për shkak të këtij regjistri që ka bërë shteti gjerman, PD ka vendosur në një sens jo të arsyeshëm flamurin gjerman bashkë me atë të BE si një lloj simbolike.

“Kjo shihet si një lëvizje pa bërthamë të fortë”, tha analisti duke theksuar se ekzistenca e Shqipërisë është e lidhur me SHBA.

Sa i takon aksionit politik të PD, analisti Ben Andoni thotë se, PD në momentin që po flasim kur thotë se do të bëjë qeveri teknike, duhet të kishte qeverinë e vet në hije.

“Nuk e bën se nuk ka resurse, ata që duhet ta bëjnë e shohin se nuk funksionon karrierizmi.

Ka shumë individë që duhet tu duket puna. Në PD ka një grup interesant djemsh tek idetë por duhet t’i lënë që të identifikohen me to. Ata duhet të jenë stofi i ri”, tha Andoni.

Ben Andoni: Javët e fundit, shteti gjerman është jo vetëm lokomotiva e Evropës, por shteti që po përball problemet më të mëdha të Evropës. Në këtë rast, në punët e vogla, sic është integrimi i Shqipërisë, është jo vetëm kritike me Shqipërinë, por dhe me Malin e Zi më herët. Shqipërisë i ka thënë kujdes se kapitujt themelorë kanë shumë probleme dhe ka kohë që instancat gjermane janë shumë kritike me vendin tonë.

E para ata kanë indikacione pasi dhoma e tregtisë së tyre ka qenë vazhdimisht kritike për klimën e biznesit dhe i referojnë te ambasada e tyre e cila jo vetëm ambasadori aktual gjerman në kërkesat e vazhdueshem që i kanë bërë qeverisë shqiptare, kanë marrë përgjigje negative, por në fakt realiteti që gjermanët kanë treguar ka qenë shumë i thartë.

Këtë kanë bërë dhe me opozitën dhe duhet që dhe në këtë rast, për shkak të këtij regjistri që ka bërë shteti gjerman, PD ka vendosur në një sens jo të arsyeshëm ka vendosur flamurin gjerman bashkë me atë të BE si një lloj simbolike. Kjo shihet si një lëvizje pa bërthamë të fortë. Sepse ekzistenca e Shqipërisë është e lidhur me SHBA.

PD do që të plotësojë kalendarin e vet në përballjen me publikun.

E para është lufta e pabarabartë në Kuvend, dhe tjetra protestat. Por PD në momentin që po flasim kur thotë se do të bëjë qeveri teknike, duhet të kishte qeverinë e vet në hije.

Nuk e bën se nuk ka resurse, ata që duhet ta bëjnë e shohin se nuk funksionon karrierizmi.

Ka shumë individë që duhet tu duket puna. Në PD ka një grup interesant djemsh tek idetë por duhet t’i lënë që të identifikohen me to. Ata duhet të jenë stofi i ri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb