Pasi dëgjoi një raport nga komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, presidenti Volodymyr Zelesnky tha se pushtuesit kishin tentuar të kryenin “një operacion propagandistik” në fshatin Ryzhivka, që ndodhet në rajonin Sumy në kufi me Federatën Ruse.

Kështu thuhet në deklaratën e Zelensky të postuar në rrjetet sociale, shkruajnë mediat e huaja.

“Në fshatin Ryzhivka, pushtuesit tentuan një operacion propagandistik.

Prej mëngjesit të sotëm, flamuri rus është shkatërruar dhe nuk ka prani armike në fshat”, ka shkruar presidenti.

Forcat ukrainase janë plotësisht në kontroll të situatës në rajonin e Sumy-t, shtoi Zelensky, duke vënë në dukje se grupet ruse mbeten aktive “por po eliminohen dhe do të vazhdojnë të trajtohen me vendosmëri”.

Ai shtoi se kjo javë është “vendimtare” për pozitën ndërkombëtare të Ukrainës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: