Archange Bintsouka është lojtari më i ri i Flamurtarit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi vlonjat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Sulmuesi Archange Bintsouka i bashkohet Flamurtari F.C., duke shtuar cilësi, fizik dhe alternativë të rëndësishme në sulm” – shkruan klubi.
23-vjeçari vjen pas një eksperience në radhët e Partizanit.
