Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein u shpreh i habitur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se shqiptarët do të mund të bashkohen pavarësisht nëse integrohen në Bashkimin Evropian ose jo. Në një intervistë për “Euractiv”, Fleckenstein tha se deklarata të tilla bëhen më shumë për fushatë.

“Deklaratat e Kryeministrit shqiptar, të cilave iu referoheni, u pritën me shumë habi nga unë dhe kolegët e mi në Parlamentin Evropian. Është e qartë për mua se ato i adresoheshin një audience lokale dhe janë ndikuar shumë nga klima e tensionuar parazgjedhore në Shqipëri, para zgjedhjeve lokale më 21 qershor. Megjithatë, deklarata të tilla sigurisht nuk janë të dobishme, sidomos duke pasur në mendje rolin konstruktiv të Shqipërisë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Dhe po, kam biseduar me kryeministrin për këtë”, deklaroi Fleckenstein.

I pyetur sa ka ndikuar kriza greke për integrimin e Shqipërisë në BE, raportuesti Knut Fleckenstein thotë se ajo ka pasur ndikim në perceptimin e zgjerimit.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb