TIRANË- Në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e institucioneve kryesore, ndër ta edhe me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.
Bashkëbiseduesit vlerësuan progresin që ka bërë Shqipëria në lidhje me procesin e integrimit si dhe diskutuan mbi ecurinë e reformave dhe mbi për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë.
Më herët, raportuesi Fleckenstein zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.
(m.k/BalkanWeb)
