Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko, ka treguar gjendjen e tij shëndetësore, pas lajmit se është i infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore, por tregon se i është dashur të marrë edhe trajtim mjekësor.

Deputeti është konfirmuar i infektuar me Covid dy ditë më parë bashkë me dy kolegët e tij, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.

Mesazhi i deputetit:

Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb