TIRANE – Bukuroshja e “Big Brother”, Tea Zhuli ka vendosur të thyejë heshtjen, dhe të rrëfejë arsyen e vërtetë të ndarjes nga Veseli. Vajza nga Korça nuk i ka duruar dot thashethemet që thuhen rrotull për arsyen e ndarjes së çiftit, ndaj në një postim të fundit në profilin e saj, Tea ka theksuar se në këtë ndarje nuk bëhet fjalë për tradhti.
“Përshëndetje nga Tea! Tea që hesht, hesht, hesht… Ata që më njohin mirë, në fakt e dinë se kështu funksionoj unë. Është mënyra ime se si përjetoj situata a momente të caktuara në jetë. Ndaj dhe gjatë gjithë kësaj kohe kam preferuar të mos bëj asnjë sqarim në lidhje me fundin e marrëdhënies sime me Veselin. Por, në një kohë ku të gjithë pretendojnë se dinë arsyet e kësaj ndarjeje, se kanë në dorë të vërtetat e mëdha, dhe mundohen ti japin raportit tonë ngjyrime sipas interesit, mua më duhet të flas. Jo, nuk ka pasur tradhti në marrëdhënien tonë dhe po ashtu nuk është kjo arsyeja e ndarjes. Madje, për t’i shuar çdo dyshim mbrojtësve të flaktë të kësaj teze, iu bëj me dije se fotot e Veselit që po qarkullojnë këto kohë, janë foto të bëra shumë kohë më parë, kur ne ishim akoma bashkë. Kam qenë në dijeni të plotë për vendndodhjen dhe për personat me të cilët ai ka qenë i rrethuar atë mbrëmje. Ndaj është absurde përpjekja e kujtdo për të vërtetuar gjoja me fakte, diçka që nuk ekziston. Së dyti, ndihem pafundësisht e prekur dhe e fyer nga guximi i disa personave për të folur në emrin tim e për të komentuar me detaje raportin tim me Veselin, a thua se kanë jetuar në një çati me ne. Ndaj, kërkoj me mirësjellje t’i jepni fund kësaj loje “telefoni i prishur”. Mjaft me fjalë të kapura aty-këtu, mjaft me maninë për të zmadhuar situata, e mbi të gjitha mjaft me sharje e ofendime të pakuptimta. E di që mund t’u dukem pak e vrazhdë në fjalë, por ju lutem, më kuptoni. E gjithë kjo zhurmë e rrëmujë mediatike është e tepërt për mua… Shpresoj që të mos diskutohet e debatohet më për këtë temë, duhet të kuptoni që na vini në pozitë aspak të mirë. Uroj dhe shpresoj shumë në mirëkuptimin tuaj. Ju faleminderit.”- shkruan Tea.
(er.nu/BalkanWeb)
