TIRANE- Akuzave të selisë blu se ka marrë 6 miliardë e 700 milion lekë tendera në tre vjet nga qeveria, i është përgjigjur sot deputeti socialist Xhemal Qefalia.
Duke iu drejtuar Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Dumës, Qefalia tha se akuzuat e artikuluara prej saj janë gënjeshtra që të bindë popullin të dalë në protestat e opozitës.
“Nëse mendon zonja Grida se po bind qytetarët për të dalë në protestë duke u marrë me gënjeshtra e mashtrime e ka gabim dhe Grida do të dështojë siç ka ndodhur dhe herë të tjera se herë ka zgjedhje dhe ajo është pjesë e zgjedhjes”,- thotë ai.
Duke u ndalur tek tenderat që ka marrë firma e tij, Qefalia i drejtohet Dumës me emrin Zonja “Gri”, duke i kujtuar se firma e tij në 20 vite ka marrë më shumë tendera në kohën e Berishës. Ai e fton më tej Duëmn t’i çojë akuzat në organet e drejtësisë.
“Nëse mendoni se qenka Edi Rama ai që jep tendera zonja Gri, duhet të kujtohet se kësaj firme Sali Berisha i ka dhënë disa herë më shumë punë, pasi kjo firmë nuk është krijuar në 2013 por 20 vjet më parë dhe puna e zbatimi i ligjit janë emri i saj i vërtetë. Personalisht nuk kam asnjë interes apo përfitim, apo të kem ndikuar sado pak në aktivitetin e tyre. Giithësesi në se ka qoftë dhe një fakt ta çojë zonja Gri në organet e drejtësisë me të cilat ajo ka bashkëpunim në përvojen e saj të punës”,- shton ai.
(ma.ar/BalkanWeb)
