Emri i Marcus Rashford po qarkullon së fundmi në korridoret e zyrave të Barcelonës. Sipas mediave, trajneri Hansi Flick  ka dhënë dritën jeshile për transferimin e sulmuesit anglez, i cili konsiderohet si një futbollisti ideal për të forcuar sulmin.

Lojtari i Manchester United, Rashford kaloi këtë sezon si huazim te Aston Villa, duke dhuruar paraqitje pozitive.

Rashford është padyshim entuziast për një transferim të mundshëm në La Liga dhe gjithmonë e ka vendosur Barçën si prioritet.

Kjo preferencë e qartë mund të përshpejtojë negociatat në javët e ardhshme, veçanërisht në një kohë kur klubi katalanas është i detyruar të lëvizë me kujdes për shkak të kufizimeve financiare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb