Zbulimet na detyrojnë të vlerësojmë jetën tonë personale me c’do detaj.
Kjo javë karakterizohet astrologjikisht nga Hëna e Plotë që realizohet në boshtin Peshq – Virgjëresha në datë 27/02. Eshtë një Hënë e Plotë që do të na drejtojë brenda nga zbulime në njohjen e detajshme të jetës tonë personale dhe të lidhjeve shoqërore.

Në datën 24/02 trekëndëshi i Marsi tek Demi me Plutonin tek Bricjapi përforcon rëndësishëm vetëbesimin dhe fuqizimin në të gjitha nivelet e jetës tonë. Do luajë rol përcaktues në cështjet tona profesionale dhe ekonomike, pasi nuk do hezitojnë të luftojnë për atë që konsiderojmë se na takon me këmbëngulje dhe durim. Pas një përpjekje të rëndësishme mund të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm për sa ka lidhje me cështjet ekonomike dhe planet që keni madje dhe në lidhje me cështjet e karrierës që na shqetësojnë shumë. Trekëndëshi i caktuar do krijohet pikërisht në datën 25/02 dhe kështu do të na ndihmojë në ditët e caktuara të përpiqemi më shumë dh të tregojmë më shumë vetbesim në mundësitë dhe aftësitë tona.

Në datën 25/02 Afërdita tek Peshqit, në një pozicion varësie për planetin e caktuar. Eshtë fakt se sentimentalizmi lartësohet dhe krijohen rrethanat më të mira e mundshme për një ambjent plotësisht romantik dhe të ngrohtë në jetën tonë personale. Personat nga e kaluara ka mundësi të kthehen. Detyrohemi të përballeni drejt përsedrejti me kapitujt e hapur që akoma na shqetësojnë, pasi erdhi pagesa e vitit për të dhënë zgjidhje dhe të mbyllim cështje. Kujdes në ndjenjat e rreme dhe manipulimet që mund të ndikojnë në gjykimin tonë.

Në të njëjtën ditë, gjashtkëndëshi i Diellit nga Peshqit me Uranin tek Demi pasuron sentimentalizmin me largpamësi dhe ndjeshmëri prototype dhe imagjinatë. Ide unike mund të drejtojnë në një kapitull të ri në fushën e produktivitetit që do të na kënaqë plotësisht.

Në datën 27/02 në mëngjes realizohet Hëna e Plotë në boshtin e Peshqëve – Virgjëreshës duke përforcuar nevojën për angazhim në fushën e përditshmërisë dhe të punës. Nuk përjashtohet të mbyllen cështje në një mënyrë përmbysëse, pasi Urani nga Demi luan rol protagonist dhe sjell zbulime në fusha të rëndësishme të jetës tonë ashtu si edhe në ambjentin e punës. Paralelisht, mund të shfaqen zbulime në nivel personal dhe shoqëror pasi ftohemi të përballemi me ngjarje përmbysëse. Erdhi pagesa e kohës për të parë me shumë detaje sesi mundet lidhja jonë të përparojë duke ndryshuar të dhënat në përditshmëri dhe në rutinën që mund të na lodhë. Do duhet të jemi të kujdesshëm në fushën e lidhjeve personale pasi mund të bëhemi vecanërisht subjektiv. Eshtë e nevojshme të shpëtojmë nga varësitë sentimentale që munden përfundimisht të rëndojnë negativisht në jetën tonë sentimentale.

Zgjidhni tani shenjën tuaj:
DASHI
Java fillon me lajme të gëzueshme pasi kthimi i Merkurit në vijë të drejtë në datën 22/02 tregon se komunikimi do jetë ndihmues në menaxhimin e atyre që keni marrë përsipër dhe nuk përbën më pengesë. Tani është mundësi për tu përpjekur të zgjidhni dhe disa keqkuptime që mund të jenë krijuar me personat që ndodhen në rrethin shoqëror. Në fund të javës Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Virgjëreshës me Peshqit do t’ju ndihmojë vecanërisht për të mbyllur cështje të cilat lidhen me gjërat ekonomike të lëna pezull dhe cështje që lidhen me të kaluarën në vija të përgjithshme.

Dashuria
Kthimi i Merkurit në vijë të drejtë tek Ujori por edhe hyrja e Afërditës tek shenja e Peshqëve në datë 25/02, tregojnë se fillon një periudhë shumë premtuese për jetën tuaj sentimentale. Sigurisht që duket se do ekzistojë një tendencë në ngjarje që lëvizin fshehurazi dhe nëse jeni ju ai që do zgjedhë dicka të tillë, do duhet të jeni të kujdesshëm për të mos u zbuluar. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do ishte mirë të shmangni “Sirenat e të kaluarës” që mund të bien nga fundi i javës.

Puna dhe Ekonomia
Për një herë tjetër Merkuri luan një rol protagonist dhe në këtë fushë pasi komunikimi do jetë shumë ndihmues në klimën që do ekzistojë midis jush dhe kolegëve tuaj dhe nuk do përbëjë shkak për hamendësime dhe keqkuptime. Akoma trekëndëshi i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Plutonin që ndodhet tek Bricjapi në datë 24/02, tregon se mund të bëni një lëvizje “ mat” në një cështje të punës, nga e cila do dilni të fituar jo vetëm nga ana morale por edhe ekonomikisht.

DEMI
Për Demët kthimi i Merkurit në vijë të drejtë të Hënën në datë 22/02 sjellë frymë në cështje që lidhen me detyrime profesionale dhe sistemimi që kanë lidhje me punës. Kështu që brenda javës dhe paa, ka mundësi të gjeni zgjdihje në disa cështje që dukeshin shumë të ngatërruara por edhe për tu marrë vesh me persona që ndodhen në ambjentin profesional për të mos ekzistuar më cështje që i keni hasur dhe më parë. Sa kalojnë ditët e javës aq më shumë do relaksoheni pasi Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Virgjëreshës me Peshqit në datën 27/02 do krijojë terren të përshtatshëm për tu shfaqur një histori sentimentale me një person nga rrethi juaj i gjërë apo ai shoqëror.

Dashuria
Gjysmën e dytë e javës ka shumë mundësi të ekzistojnë zhvillime në cështje sentimentale vecanërisht nëse bëni pjesë tek përfaqësuesit e lirë të shenjës tuaj, pasi pozicioni i ri i Afërditës në shenjën e Peshqëve (25/02) krijon lëvizshmëri. Ka shumë mundësi të ekzistojë flirt nga një person me të cilin keni shumë miq të përbashkët apo është shok i një shokut tuaj. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos lini ankesa të mblidhen në të, pasi tani është një javë e mirë për të filluar ti zgjidhni.

Puna dhe Ekonomia
Kthimi i Merkurit në vijë të drejtë do luajë rol shumë të rëndësishëm në cështjet tuaja sentimentale pasi dhe Merkuri ndodhet tek Ujori në shtëpinë tuaj të 10 diellore. Kështu që duket se klima do ndryshojë ndjeshëm për më mirë dhe është dicka e cila do filloni ta shihni nga gjysma e dytë e javës. Kapini mundësitë që do t’ju prezantohen në kombinim me komunikimin e qartë, pasi trekëndëshi i Marsit që ndodhet në shenjën tuaj me Plutonin tek Bricjapi në datë 24/02, tregon se mund të arrini shumë, mjafton të veproni.

BINJAKËT
Kthimi i Merkurit në vijë të drejtë në datë 22/02 do përbëjë shkak që komunikimi do fillojë të rikthehet në normalitet dhe të mos ju lodhin bisedat me personat rreth jush. Sigurisht do duhet të keni ndërmend se kjo është dicka që do shihni gjatë gjysmës së dytë të javës, ndaj dhe shtyni cështjet më të rëndësishme që kërkojnë lëvizje komunikuese dhe dipllomatike. Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Virgjëreshës- Peshqëve mund të hapë përsëri një cështje e cila lidhet me punën, po duket se tani tregon dhe shenja favorizuese për ju.

Dashuria
Hyrja e Afërditës ne shenjën e Peshqëve në datë 25/02 kryshon klimën në cështjet tuaja personale dhe sentimentale nga kjo javë dhe për periudhën e ardhshme. Tani ka mundësi të mendoheni më thellë dhe ndjenjat tuaja por dhe në mendimet e personit që keni përballë jush dhe ju ambjentin profesional. Nëse jeni beqar nuk përjashtohet të krijohet një klimë e ngrohtë me një person që ndodhet në ambjetin e punës. Nëse përsëri ndodheni në një lidhje nuk përjashtohet të filloni të investoni më shumë tek ajo dhe tek ndjenjat që ekzistojnë midis jush dhe tek partneri juaj.

Puna dhe Ekonomia
Detyrimet tuaja profesionale do t’ju tërheqin interesin dhe vëmëndjen këtë javë pasi hyrja e Afërditës në shenjën e Peshqëve por edhe Hëna e plotë në boshtin e Virgjëreshës – Peshqëve tregojnë zhvillime në punë. Nga data 25/02 dhe më pas fillon një periudhë shumë favorizuese për të treguar punën tuaj dhe aftësitë që keni ndaj saj dhe të vecoheni. Kështu që nuk përjashtohet të shfaqen mundësi për zhvillim profesional.

GAFORRJA
Gaforre të dashura këtë javë me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në datë 22/02 do fillojë avash – avash të sqarohet “lëmshi” nga disa cështje, në të cilat ju ishin krijuar shumë pyetje në periudhën e kaluar. Gjithashtu ka shumë mundësi të keni një imazh më të mirë për fushën ekonomike pasi keni bërë veprimet e nevojshme në cështje të ndryshme të lëna pezull. Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Virgjëreshës – Peshqëve në datë 27/02 krijon mundësi zgjerimi dhe arritjesh të qëllimeve tuaja. Komunikimi me personat tuaj të dashur do sjellë lëvizje për disa nga qëllimet tuaja.

Dashuria
Me hyrjen e Afërditës në shenjën e Peshqëve në datë 25/02 duket se do ekzistojnë mundësi për tu zhvilluar një njohje që keni bërë dhe ju intereson. Sigurisht të njëjtat mundësi do ekzistojnë dhe për flirte dhe nuk përjashtohet periudhën e ardhshme të ndodheni me më shumë zgjedhje se një, dicka e cila mund të sjellë dhe disa ngatërresa. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, do duhet të mabni mend se qëllimet e përbashkëta por edhe përceptimi i përbashkët për disa cështje do përbëjnë “thelbin fiksues” për ju dhe partnerin tuaj.

Puna dhe Ekonomia
Detyrimet ekonomike duket se nuk mbarojnë pasi akoma dhe nëse ndodheni në shtëpi, mendja juaj rrotullohet në disa cështje, të cilat periudhën e kaluar kishin shumë ngatërresa të natyrës komunikuese. Trekëndëshi i Marsit që ndodhet në shenjën e Marsit me Plutonin në Bricjap në fillim të javës, mund të përforcohet një bashkpunim.

LUANI
Këtë javë me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë do vëreni se do jetë më e lehtë për ju të qëndroni me persona me të cilët bisedat me ta në periudhën e kaluar përbënë “plus”! shfrytëzojeni klimën e mirë komunikuese- që do bëhet e qartë gjatë gjysmës së dytë të javës- për të menaxhuar dhe cështjet e caktuara profesionale. Hëna e plotë e cila do realizohet në boshtin e Virgjëreshës – Pëshqëve në datë 27/02 nuk përjashtohet t’ju ndihmojë me një “zgjidhje”, në një cështje profesionale apo ekonomike.

Dashuria
Me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në shenjën që ndodhet përballë jush tek Ujori, duket se komunikimi me partnerin tuaj do përmirësohet shumë, dicka e cila do t’ju mbajë larg nga hamendësime dhe keqkuptime. Hyrja e Afërditës në shenjën e Peshqëve tek 25/02 inaguron një periudhë e re gjatë së cilës do lindin ndjenja të reja, të cilat me rradhën e tyre do krijonë pasion! Kjo duket se do rinovojë një lidhje që keni tashmë apo nëse jeni beqarë do t’ju drejtojë në një interes të ri!

Puna dhe Ekonomia
Komunikimi do luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e detyrimeve tuaja profesionale dhe më kthimin e Merkurit në vijë të drejtë do jetë më e lehtë për të komunikuar thelbësisht me të tjerët. Java vjen duke premtuar shumë, dicka që është e dukshme gjatë gjysmës së dytë të saj. Biseda profesionale që lidhen dhe me një skelet ekonomik ka nevojë për kujdes.

VIRGJËRESHA
Java fillon me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë në datë 22/02 dicka që krijon besimin se komunikimi do përmirësohet ndjeshëm. Tani është një mundësi e mirë për tu përqendruar në cështjet e përditshmërisë të cilat kishin ngecur periudhën e kaluar, me rezultat t’ju krijojnë nervozizëm. Hëna e plotë që do krijohet në boshtin e Virgjëreshës- Peshqëve në datë 27/02 thekson lidhjet tuaja ndërpersonale, pikat e tyre pozitive por edhe disa “dobësi që ka mundësi të kenë dhe t’ju aktivizojnë ti përmirësoni! Ka mundësi të kuptoni se disa persona rreëth jush përbëjnë “dhuratë” për ju!

Dashuria
Komunikimi që duket se është shumë i rëndësishëm për ju dhe partnerin apo nëse jeni beqarë ndaj një personi që ju intereson, duket se do fillojë të zëvëndësohet nga kjo javë me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë. Në pozitivet e ditëve të numërohet dhe hyrja e Afërditës në shenjën e Peshqëve në datë 25/02 e cila mund të nënkuptojë fillimin e një lidhje të re periudhën e ardhshme. Nëse e keni gjetur tashmë partnerin tuaj, mos u mjaftoni me ktë pasi do ekzistojnë shumë ditë të mira për ta fuqizuar më shumë akoma atë që ekziston midis jush.

Puna dhe Ekonomia
Detyrimet e përdishmërisë duken se do jenë shumë prezentë dhe këtë javë por dhe ju keni një gjëmb, komunikimin i cili nuk do shfaqë pengesat e periudhës së kaluar. Nëse dëshironi mund të sistemoni pjesën më të madhe të detyrimeve dhe cështjeve të lëna pezull këto ditë, cështja është ta dëshironi!

PESHORJA
Java fillon me të reja të mira astrologjike pasi Merkuri në vijë të drejtë tek Ujori në datë 22/02 dhe ju lehtëson në përgjithësi komunikimi dhe vecanërisht cështjet tuaja sentimentale. Tani është një periudhë e mirë për të marrë vendime në lidhje me historitë e të kaluarës, por dhe me personat që u kthyen në jetën tuaj në të kaluarën. Të shtunën në datë 27/02 do realizohet Hëna e plotë në boshtin e Virgjëreshës – Peshqëve e cila do jetë ndihmuese për të mbyllur cështje, të cilat kanë mbetur pezull dhe lidhen ose me përditshmërinë ose me cështjet e punës dhe ju kishin krijuar ankth.

Dashuria
Komunikimi përbën bazën për një lidhje të shëndetshme, do jetë aleati juaj juaj në këtë javë me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë. Ndaj dhe nëse kanë ekzistuar cështje të cilat ju kanë larguar nga partneri juaj periudhën e kaluar tani duket se do sistemohen. Nëse jeni beqarë, hyrja e Afërditës në shenjën e Peshqëve në datë 25/02 krijojnë aspirate sentimentale nga një person që ndodhet në ambjentin e punës. Nuk përjashtohet periudhën e ardhshme të afroheni më pranë me një person që tashmë e njihni.

Puna dhe Ekonomia
Përdishmëria juaj e punës dhe detyrimet profesionale duket se do t’ju shqetësojnë vecanërsiht nga data 25/02 dhe më pas pasi që do gjeni dicka që do t’ju interesojë shumë. Nuk përjashtohet të ftoheni të merrni përsipër një projekt të ri në punë apo dicka të ndryshme në punën tuaj që do t’ju mbushë me ndjenja të bukura. Klima midis personave që bashkpunoni do përmirësohet ndjeshëm, dicka e cila do t’ju ndihmojë akoma më shumë në cështjet profesionale.

AKREPI
Këtë javë duket se do të jetë e lehtë të sistemoni disa punë dhe disa detyrime familjare, të cilat periudhën e kaluar ju kishin vështirësuar. Në këtë do ndihmojë shumë dhe Merkuri i cili do kthehet në vijë të drejtë tek Ujori në datë 22/02. Kjo tregon se nuk do ekzistojnë më vështirësi në komunikim dhe pengesat e të kaluarës në cështjet e shtëpisë dhe familjes. Fundjava interpretohet e këndshme dhe romantike pasi Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Virgjëreshës me –Peshqit në 27/02, thekson cështjet që lidhen me fushën sentimentale dhe krijon ndjenja të bukura dhe të ëmbla.

Dashuria
Cështjet tuaja sentimentale do ndodhen në sipërfaqje të gjithë këtë javë pasi Hëna e plotë që do realizohet në datë 27/02 krijon terren të përshtatshëm për zhvillimet pozitive dhe për ndjenja të reja. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje duket se me ndonjë mënyrë do dashuroheni akoma më shumë me partnerin tuaj dhe castet e përbashkëta që do keni do t’ju bashkojnë më shumë. Nëse përsëri jeni beqarë periudha e ardhshme interpretohet shumë e mirë për zhvillimin e njohjeve por edhe për flirte të reja.

Puna dhe Ekonomia
Këto ditë ka mundësi të shihni veten duke menduar shumë cështje të cilat lidhen me punën por deri tani janë bllokuar. Gjatë gjysmës së dytë të javës ka mundësi të ekzistojnë zhvillime të tilla lloj cështje dhe në këtë përbën pjesë kthimi i Merkurit në vijë të drejtë. Madje, nuk përjashtohet të merrni dhe një propozim profesional në lidhje me një hobi që keni.

SHIGJETARI
Komunikimi me personat që ndodhen në rrethin tuaj të afërt nuk do hasë asnjë vështirësi që kishit periudhën e kaluar, pasi Merkuri kthehet në vijë të drejtë tek Ujori në datë 22/02. Ndikimi i tij pozitiv në biseda do fillojë të duket gjatë gjysmës së dytë të javës dhe klima në lidhjet tuaja ndërpersonale do ndryshojë ndjeshëm. Në datë 27/2 Hëna e plotë që do realizohet në boshtin Virgjëresha- Peshqit do t’ju vënë në procudurë për të sistemuar cështjet profesionale pasi dhe ato familjare dhe me pak përpjekje nga ana juaj rezultatet do t’ju favorizojnë.

Dashuria
Hyrja e afërditës në shenjën e Peshqëve në datë 25/02 do ndryshojë mënyrën sesi mendoni dhe i qasni cështjet tuaja sentimentale, vecanërisht cështjet e dashurisë të lëna pezull. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet të ndryshoni mendim për një person që po flisni periudhën e fundit, pasi ndjenajt tuaja duket se do të shtohen. Nëse përsëri jeni në një lidhje, një darkë me partnerin tuaj në shtëpi nën dritën e qirinjve mund të ndryshojë plotësisht klimën në lidhjen tuaj dhe t’ju krijojë atmosferë romantike.

Puna dhe Ekonomia
Komunikimi do t’ju ndihmojë dhe në detyrimet tuaja profesionale pasi do të jetë më e lehtë të sistemoni takimet tuaja por edhe disa punë të cilat do duhet të bëhen së shpejti. Gjatë gjysmës së dytë të javës ka mundësi t’ju kapë pishmani për disa gjëra që janë vonuar, por mos i lini mendimet negative t’ju ndikojnë në humorin tuaj, i cili duket se është shumë i mirë këtë javë.

BRICJAPI
Këtë javë do të jetë e lehtë për ju të sistemoni disa detyrime ekonomike të cilat mund t’ju kenë krijuar shumë ngatërresa periudhën e kaluar. Akoma do të jetë më e lehtë për të bërë një marrëveshje të re ekonomike, pa shkronjat e vogla dhe pyetjet që përbëjnë pengesë për ju, pasi kthimi i Merkurit në një vijë të drejtë në datën 22/02 është fakt! Fusha ekonomike do ndodhet në sipërfaqje dhe duket se do prezantohen mundësi në të. Në vrullin e javës do realizohet dhe Hëna e plotë në boshtin Virgjëresha – Peshqit (27/02) e cila mund të sjellë një zhvillim të këndshëm në një cështjen tuaj sentimentale apo në një cështje që lidhet me të afërmit tuaj.

Dashuria
Kthimi i Merkurit në vijë të drejtë garanton komunikim të mirë, dicka që do luajë rol vecanërisht të rëndësishëm midis jush dhe partnerit tuaj. Hyrja e Afërditës në shenjën e Peshqëve në datë 25/02 duket se mund të sjellë për ju që jeni beqarë, të reja të këndshme që lidhen me një person që ju intereson. Tani fillon një periudhë gjatë së cilës do afroheni pranë një personi që ndodhet në rrethin tuaj të afërt apo me një person që do njihni nga shokët tuaj.

Puna dhe Ekonomia
Një bisedë që do keni me një person që ndodhet në ambjentin e punës tuaj do përcaktojë dhe humorin tuaj këtë javë apo më saktë qëndrimin që do tregoni përballë cështjeve profesionale. Sigurisht do duhet të keni ndërmend se me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë do jetë më e lehtë të sistemoni më mirë dhe të fitoni dicka në punë. Cështjet ekonomike do ndodhen në sipërfaqje dhe ka mundësi të shfaqen dhe disa biseda që lidhen në portofolin tuaj.

UJORI
Kjo javë do të vijë me dhuratat për ju pasi kthimi i Merkurit në vijë të drejtë në datë 22/02 do të thotë më pas kamendësime dhe keqkuptime, nga ato që kishit periudhën e kaluar. Tani do vëreni idetë dhe mendimet e tyre. Nga ana tjëter cështjet e cila ishin bërë shkak për tu larguar nga disa persona do të mbyllen. Të shtunën në datë 27/02 Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Virgjëreshës – Peshqëve mund të sjellë në sipërfaqje cështje të lëna pezull në të kaluarën dhe ndjenja që i injoronit.

Dashuria
Komunikimi që përbën A dhe Zh për lidhjet tuaja ndërpersonale, do fillojë të zëvëndësohet, pasi Merkuri u kthye në vijë të drejtë, por ky zëvëndësim do tregohet më mirë gjatë gjysmës së dytë të javës. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, tani është një mundësi e mirë për të parë nëse dhe sesa përgjegjësi keni në disa keqkuptime që mund të kenë ndodhur në periudhën e kaluar. Nëse jeni beqarë me hyrjen e Afërditës në shenjën e Peshqëve në datën 25/02 duket se mund të shfaqet një flirt, i cili do përforcojë vetë besimin tuaj!

Puna dhe Ekonomia
Punët , detyriemt pasi edhe bisedat me persona që ndodhen në ambjentin tuaj të punës do jenë në sipërfaqje këtë javë. Sigurisht me kthimin e Merkurit në vijë të drejtë do jetë më e lehtë të sistemoni disa cështje të cilat mendonit si të vështira për tu sistemuar periudhën e kaluar. Nuk përjashtohet të ekzistojnë biseda në lidhje me zhvillimin e një bashkpunimi që keni.

PESHQIT
Këtë javë do vëreni se do të jetë më e lehtë për ju të kuptoni se c’farë fshihet pas qëndrimit të disa personave të caktuar që duket se ju kishte ngatërruar periudhën e kaluar. Kthimi i Merkurit në vijë të drejtë në shenjën e Ujorit në datë 22/02 do t’ju ndihmojë të sqaroni disa cështje por edhe të kuptoni arsyjen e ekzistencës së disa sjelljeve që mund t’ju jenë krijuar dhe pyetje për to. Të shtunën 27/02 do realizohet Hëna e plotë në boshtin tuaj ( Virgjëresha- Peshqit), i cili do përforcojë ndjenjat tuaja pozitive, pasi duket se do sjellë ndonjë të re që do t’ju mbushë me optimizëm.

Dashuria
Kjo javë fillon një periudhë shumë e mirë për cështjet tuaja personale dhe sentimentale si të jeni beqarë apo si të jeni në një lidhje. Rol të vecantë në këtë do luajë prezenca e Afërditës në shenjën tuaj nga data 25/02 pasi shenja juaj përbën një pozicion shumë të mirë për Afërditën. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet të shfaqen ndonjë flirt që do zhvillohet shumë shpejtë në një lidhje. Nëse përsëri e keni gjetur tashmë parterin tuaj, periudha e ardhshme është shumë e mirë për lidhjen që keni krijuar dhe nuk përjashtohet të sjellë përsëri dhe disa ndjenja të reja të forta!

Puna dhe Ekonomia
Punët mund të mos mbarojnë kurrë ama për ju nuk do përbëjnë prioritet të paktën këtë javë. Pavarsisht kësaj do ekzistojnë mundësi për të sistemuar disa cështje profesionale pasi dhe kthimi i Merkurit në vijë të drejtë do ndohmojë në pjesën komunikuese të tyre. Pas datës 25/02 ndoshta ekzistojnë mundësi zhvillimi në punën që ndodheni apo që ka shumë mundësi të ekzistojë akoma dhe një propozim profesional.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb