“Wild Walls” është revista prestigjioze zvicerane që ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10  më të mirat në botë.

Përzgjedhja është njoftuar nga kryeredaktorja e revistës, Angie Kordic, e cila ka publikuar listen e muraleve të pikturuara gjatë muajit gusht 2018 në të gjithë botën. Kjo është një traditë, e cila vazhdon prej 14 vitesh për revistën “Wild Walls”, dhe në numrin e 169 të saj, në hartën botërore të muraleve me te mira, ka përzgjedhur edhe një qytet nga Shqipëria, pikerisht qytezen e vogel te Ures Vajgurore.

Shqipëria renditet krah Kalifornisë, Austrisë, Norvegjisë, Masaçusets, Ilinoisit, Italisë dhe Bjellorusisë. “Vepra ‘Flirtimi’ është muralja e tretë e pikturuar nga WD (Wild Drawing) në qytetin e Urës Vajgurore në Shqipëri.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb