Antonella Fiordelisi është rikthyer për të folur për flirtet e saj me futbollistë dhe sportistë. Modelja dhe influencuesja, konkurrente e edicionit të shtatë të Big Brother Vip në Itali, do të pëlqehej shumë nga profesionistët e futbollit, përfshirë disa nga yjet që ajo vetë i ka përmendur si Gonzalo Higuain, Nicolò Zaniolo dhe Francesco Totti.
Bukuroshja italiane ka folur edhe për një takim me McKennie të Juventus. Më pas do të kishte pasur një shkëmbim mesazhesh me Marco Borriello dhe gjithashtu disa biseda me një lojtar të martuar të Juves që nuk u bë e ditur. Por kjo nuk është e gjitha…
Fiordelisi zbuloi se kishte flirtuar edhe me sulmuesin e Interit, Joaquin Correa. Ajo konfirmoi edhe thashethemet që flisnin për një miqësi të veçantë me ish-çiklistin Ignazio Moser. Prej rreth një viti Correa është fejuar e lumtur me Chiara Casiraghin, vajzën e ish-futbollistit Pierluigi. Me pak fjalë, ajo sportistët i ka pikë të dobët dhe ata duhet të kenë kujdes.
(BalkanWeb)
