Analisti Fatos Lubonja ka ngritur shqetësimin për tunelin e Llogarasë. Në një intervistë në “Studio 24”, Lubonja u shpreh se SPAK duhet të hetojë me detaje pasi kjo është një çështje që mund të shkaktojë probleme dhe duhen marrë masa që të parandalohen ngjarje tragjike.

Lubonja solli në kujtesë edhe një deklaratë të një eksperti italian i cili ndërsa kishte vlerësuar cilësinë e tunelit ishte shprehur “të mjerët shqiptarë për cilësinë e këtij tuneli”

“ Nëse do mendimin tim e them që nuk është gjë e vogël ajo që ka ndodhur. Unë nuk mund të jem ekspert, por kam aftësinë të gjykoj e vlerësoj. Pashë që ishte një grek me një kompani që kishte krijuar që me marrëveshje me Ballukun e Berberin ky ishte zgjedhur për kontrollin e punëve në atë tunel. Dhe megjithëse ishte njeri i zgjedhur nga ata, unë e kam thënë meqënëse kam kaluar shpesh andej, më ka ngelur në mendje, e them si fakt që e kam dëgjuar por i takon SPAK ta hetojë. Flitej për mungesë hekur. Dhe është serioze sepse një ditë mund të shembet dhe të humbasin jetë njerëzish…Atje kishte pasur disa rrjedhje dhe kishin sjellë një ekspert italian. Dhe ai kishte thënë të mjerët shqiptarë për cilësinë e këtij tuneli. Pra duhet hetuar. Është thënë se tuneli nuk është hapur ashtu siç duhet, por me eksploziv dhe kjo është një metodë shumë e vjetër. Dhe një nga gjërat e tjera që më thanë ishte se edhe eksplozivi ka rregullat e veta. S’mund të bësh dy plasje në katër orë…Por aty për ta bërë sa më shpejt se duan të vënë shirita ishte bërë me plasje shumë më të shpejta. Pra mungesë hekuri po, mospërdorimi atyre makinerive, plasje e shpejta të gjitha këta , kërkojnë një hetim shumë serioz që të paktën të mos ikin jetë njerëzish…mendoj se kjo është një gjë që SPAK vetëm majën e ajsbergut ka prekur”, tha ndër të tjera Lubonja.

Ndërsa Alfred Muharremi anëtar i Këshillit Bashkiak i PS, gjatë intervistës u shpreh se në lidhje me këtë çështje ka dezinformim.

“Ky dezinformim bëhet për të goditur zonjë balluku. Janë bërë disa shkrime, por Tuneli i Llogarasë nuk është një tunel rruge fshati. Kemi të bëjmë me një tunel të kategorisë së lartë. Ka kritere shumë të rrepta. Në projektin fillestar që është kërkuar është parashikuar të bëhet një urë. Kjo urë ka një kosto 5 deri në 6 milionë euro. Tuneli ka rezultuar në dy tuba kalimi. Tuneli për fat të mirë ka dalë me dy tuba kalimi. Rruga kryesore dhe rruga e emergjencës. Nuk kemi pasur devijim rruge. I gjithë fondi është përdorur për trajektoren devijuese të rrugës”, tha Muharremi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: