Gjatë verës, Liverpool ishte ekipi që investojë më shumë në merkato, me të kuqtë që vendosën rekorde në blerje. Fillimi i sezonit ishte pozitiv, por situata është përmbysur totalisht tani pas katër humbjeve radhazi mes Champions dhe Premier League.

Në bankën e të akuzuarave kanë përfunduar drejtuesit e klubit kjo pasi asnjë nga blerjet e verës nuk kanë arritur të justifikojnë investimin e kryer. Dyshja Wirtz-Isak nuk kanë shënuar ende asnjë gol në Premier League, e të mendosh që të dy lojtarët i kanë kushtuan klubit afro 300 milionë euro.

I vetmi që mund të shpëtoi disi është Ekitike i cili ka shënuar 3 gola. Nuk kanë bindur as blerjet e tjera, Frimpong dhe Kerkez.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: