TIRANE – “Flokë flakë të kuq” i shkrimtarit dhe skenaristit të njohur grek Kostas Mourselas, vjen në shqip përkthyer nga Maklena Nika, ndërsa piktura në kopertinë është realizuar nga Helidon Haliti.

Personazhi kryesor është Luis, një njeri që i largohet situatave të vështira pa marrë përgjegjësi për to. Ky personazh, që përfaqëson një pjesë të shoqërisë greke të viteve të vështira të juntës ushtarake, ka të gjitha karakteristikat për të krijuar një sfond historik, edhe pse romani nuk është i ngarkuar me histori.
Tek “Flokë flakë të kuq” shfaqen linja të forta dashurore, por edhe ndryshime karakteri për shkak të presionit të diktaturës.

Romani “Flokë flakë të kuq” qarkulloi për herë të parë në greqisht, më 1989 dhe u lexua nga mijëra e mijëra lexues duke e kthyer këtë roman në një nga më të suksesshmit e viteve 80-të. Madje, pothuajse në të njëjtin vit, u realizua edhe seriali televiziv me të njëjtin titull. Në vazhdim u përkthye dhe u botua në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hebraisht dhe turqisht, duke marrë kritika positive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb