SHKODER- Vdekja e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në një spital të Marsejës ka ngritur në këmbë shumë shqiptarë. Pas marshimit që u bë dje tek ambasada Franceze, ku qytetarët me foto të Florencit në dorë kërkonin drejtësi për vdekjen e tij, sot vjen reagimi nga Shkodra.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’se komuniteti egjiptian, pjesë e të cilës ishte dhe 23-vjeçari, ka nisur një marshim nga rruga Xhabiej drejt Parruces. Më pas qytetarët ata ndaluan tek Prefektura, ku dhe provokuan duke djegur flamurin franzec, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në France, Dritan Tola. “Duam drejtësi! E vrau, e vrau policia. E vrau, e vrau qeveria”, këto kanë qenë thirrjet e protestuesve.

digjet flamuri francez

Kujtojmë se i riu humbi jetën në një spital në Marsejë, ku ishte prej disa ditësh në koma, pasi në rrethana ende të mbeti pa ndenja gjatë kohës që ishte në burg. Pavarësisht se autoritetet franceze pretendojnë se i riu vrau veten, familjarët e tij hedhin poshtë këtë version, ndërsa akuzojnë se ai është tentuar që të mbytet në burg.
37b9060c-9664-4097-be62-38921473b0de

169d5e25-38e2-488e-94ee-be349bc894fd

971a859d-8e01-493b-90b7-8e49a3f85067

af1153cc-a536-4f30-9254-4a39c5a7e81c

c2595913-cc79-4b16-a4dd-0b7e37df85eb
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: