Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se demokratët ende nuk kanë një ekip të mandatuar për Komisionet për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.

“Tani për tani po bëhen diskutime paraprake në Komisionin e Ligjeve. Po shqyrtohen rrethanat kriteret dhe me radhë. Nuk kemi ekip të mandatuar nga ne. Sapo të qartësohet çfarë platforme do zbatohet në punën e këtyre komisioneve do të marrim vendimet”, ka sqaruar Berisha.

Ndërkohë në lidhje me faktin që Komisioni i Zgjedhores flitet se do të përbëhet nga grupet parlamentare, konkretisht 8 anëtarë nga maxhoranca dhe 8 anëtarë nga opozita, Berisha tha se e rëndësishme për PD është që të ketë të njëjtin qendrim dhe linjë me opozitën.

“Jemi të hapur, por pa asnjë diskutim që zëri i tyre do të mbahet shumë parasysh. Për ne është e rëndësishme të ndjekim një rrjedhë të përbashkët, një mendim të përbashkët. Nuk kam paragjykim për asnjërën nga këto forca politike”.

Gjatë konferencës, Berisha u ndal dhe te kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj. Ai tha se kandidati për Tiranën është një emër i mbështetur nga të gjitha forcat e opozitës.

“Avantazhi që ka kandidati ynë, se ka patur ndonjë kandidat ndonjëherë. Të gjitha forcat politike të opozitës e mbështesin atë”, tha Berisha.

Avantazhi që ka kandidati ynë nuk e ka pasur asnjë më parë, mbështetet nga të gjithë partitë e politikës. Paketa e Reformës Zgjedhore do të jetë fryt i përbashkët i të gjithë forcave të opozitës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb