Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar gjatë muajit gusht në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Botë, ku në periudhën 1–30 gusht kanë hyrë dhe kanë dalë gjithsej 146.819 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Sipas të dhënave të siguruara nga Komisariati i Kufirit Sarandë, lëvizjet kanë qenë më të shumta në dalje, me 76.758 shtetas, ndërsa në hyrje janë regjistruar 70.061 persona. Nga totali i hyrjeve, 64.709 ishin shtetas të huaj dhe 5.352 shtetas shqiptarë. Në dalje, numri i të huajve arriti në 71.243, ndërsa shtetasit shqiptarë ishin 5.515.
Të dhënat tregojnë qartë dominimin e turistëve dhe vizitorëve të huaj në lëvizjet përmes Qafë Botës gjatë sezonit veror.
Porti i Sarandës
Edhe në Portin e Sarandës është regjistruar një numër i konsiderueshëm lëvizjesh gjatë së njëjtës periudhë. Sipas statistikave për 1–30 gusht 2025, në port janë regjistruar gjithsej 150.715 hyrje dhe dalje. Prej tyre, 72.643 shtetas kanë hyrë në vend, ndërsa 78.072 kanë dalë. Në hyrje janë regjistruar 63.503 shtetas të huaj dhe 9.140 shqiptarë, ndërsa në dalje 68.987 të huaj dhe 9.085 shqiptarë.
