TIRANE- Kur kanë mbetur rreth 10 ditë nga fillimi i vitit shkollor, disa prej gjimnazeve të Tiranës po përballen me fluks kërkesash nga nxënësit. Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri”, Teuta Dobi, tregon se numri i kërkesave në këtë gjimnaz i ka tejkaluar pritshmëritë.

Teuta Dobi thekson se deri më tani ka mbi 1000 kërkesa nga nxënës të shkollave të ndryshme 9-vjeçare që janë në pritje të konfirmimit.

Ky fluks i lartë vjen për shkak të preferencës që nxënës të shumtë nga zona të ndryshme të kryeqytetit kanë zgjedhur “Sami Frashërin” si më të mirin.

Por çfarë pritet të ndodhë me gjithë këtë fluks të lartë aplikimesh për gjimnazin “Sami Frashëri”? A do të kenë të gjithë mundësinë që për tre vite me radhe të marrin dije në këtë institucion?

Pavarësisht këtyre problematikave, drejtoresha Teuta Dobit, u shpreh se gjimnazi “Sami Frashëri” tashmë është gati për të pritur nxënësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb