Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po kryhet sot fluturimi i parë, një moment që shënon zyrtarisht nisjen e operimit të aeroportit më të ri në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoni, e cilësoi këtë si një arritje të madhe dhe një simbol bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke përgëzuar stafin për përkushtimin dhe vlerësuar projektin si një sfidë të kapërcyer me sukses që garanton standarde të larta sigurie dhe shërbimi.

“Shumë urime dhe me këmbë të mbarë për të gjithë punonjësit që janë këtu të pranishëm,. Të falënderoj grupin e ardhur nga Kosova që janë këtu të pranishëm dhe të shpreh besimin se kjo shqiponjë 2 krenare që është krijuar në trupin e aeroportit me burime njerëzore nga Kosova e Shqipëria do ta ngrenë shumë lart emrin e aeroportit për cilësinë e shërbimit.

Ky nuk ishte një projekt aspak i lehtë, madje sfidues. U ngrit 2 metra mbi terrenin, për të garantuar një platformë solide me të gjithë parametrat e sigurisë që do të certifikohen nga të gjithë institucioneve ndërkombëtare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb