SHKODËR

Policia e Shkodrës konfirmon vrasjen e ndodhur në njësinë Dajç teksa jep informacion zyrtar për ngjarjen. Mësohet se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip ‘BMW’ shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë”, bën me dije policia.

Shkoder 1
Shkoder 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb