SHCBA dhe FNSH kanë ndërmarrë sot një operacion të madh në Durrës, duke arrestuar gjithsej 17 policë.

Prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste për policët. Punonjësit e policisë akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

19:51 – FNSH aksion në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka proceduar disa efektive policie ne Durrës e Shijak.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se SHÇBA në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për më shumë se shtatë-tetë efektiv, të cilëve do t’u pritet gjatë orëve në vazhdim fletë-arresti dhe akuzohen për shpërdorim detyre. FNSH po punon për shoqërimin e tyre. Pritet qe SHÇBA të dalë me deklaratë për mediat për detajet e operacionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb