Deputeti i PD Gazment Bardhi në Parlamentin Europian, në ndërhyrjen e parë gjatë diskutimit për lirinë e medias është shprehur se sulmi i qeverisë ndaj bizneseve të pronarit të “Fokus Media Group”, është tashmë një rast i përsëritur.

Ai ka shtuar se për opozitën, mediat e grupit në fjalë kanë qenë dritare objektive e informimit të publikut, ku ka pasur edhe investigime apo lajme kritike ndaj Qeverisë.

Ai ka kërkuar dënimin e sulmit dhe t’i kërkohet autoriteteve shqiptare të presionin ndaj medias.

Fjala e plotë:

Sot, në një rast të përsëritur, autoritetet shqiptare, përfshirë forca të shumta policie, pa asnjë paralajmërim, kanë ndërhyrë dhe po shkatërrojnë bizneset në pronësi të themeluesit dhe drejtuesit të Fokus Media, që perfshinjnë televizionin më të madh informativ në vend Neës24, portalin më të madh në vend Balkanëeb, dhe gazetës më të madhe në vend Gazetës Panorama.

Ky grup mediatik e ka konsideruar kete nderhyrje si te paligjshme, brutale, dhe qe behet si nje hakmarrje ndaj linjes editoriale qe eshte mbajtur gjate kesaj kohe. Ne fakt per ne si opozite, keto media kane qene nje dritare objektive e informimit te publikut, ku ka patur edhe investigime apo lajme kritike ndaj Qeverise.

Une mbeshtes pa asnje dyshim zbatimin e barabrate te ligjit per te gjithe, por ne rastin konkret dyshimi i arsyeshem eshte qe nderhyrja ne bizneset e pronarit te nje prej grupeve mediatike me te rendesishme ne Shqiperi, behet si forme ndeshkimi, presioni politik dhe tentative frikesimi ndaj medias.

Une kerkoj ta denojme kete sulm te qeverise ndaj medias dhe lirise se medias, si dhe ti kerkojme urgjentisht autoriteteve shqiptare te ndalin presionin ndaj medias, te ndalin veprimet arbitrare, dhe te bejne transparence te plote te ketij rasti. Nderhyrja nuk eshte shoqeruar me asnje dokument zyrtar qe justifikon nderhyrjen. Dhe kjo eshte e patolerueshme dhe shume shqetesuese. Kur kjo i ndodh nje grupi te madh mediatik, cfare mund te pretendojme qe të ndodh me nje gazetar te thejshte.

Qeveria duhet te beje transparence menjehere dhe ti nenshtrohet rregullave te shtetit ligjor, te pres sistemin e drejtesise dhe vendimet e tij, dhe te zbatoje ligjin dhe vendimet gjyqesore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb