Presidenti i Institutit Pashko, Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar në lidhje me vizitën e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai u shpreh se vizita e tij dhe takimet me aktorë të ndryshëm politikë, kanë pasur si qëllim zgjedhjet e 14 majit dhe problematikat e zgjedhjeve në vendin tonë.

Zogaj foli edhe në lidhje me premtimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me rritjen e pagave dhe bonuset për pensionistët.

Ai tha se deklaratat se ndalimet e Kodit Zgjedhor për “manovra” të tilla përfshijnë vetëm zgjedhjet e përgjithshme, nuk janë të vërteta dhe se palët duhet të futen si të barabarta në garë.

Preç Zogaj: Takimet janë zhvilluar të mbyllura nuk ka pasur shumë informacion për çfarë është diskutuar, përveç një përmbledhje me temat e diskutuara.
mund të themi se kjo është një vizitë e rëndësishme që ilustruan bashkëpunimin e ngushtë SHBA-Shqipëri dhe fokusin në zgjedhjet e 14 majit.
Në atë që është thënë në deklaratat e partive, kuptohet që në qendër të bisedimeve kanë qenë probleme zgjedhore. Prej dekadash Shqipëria ka pasur zgjedhje problematike.

Raportet e OSBE kanë qenë pasqyrim i këtyre plagëve në zgjedhjeve, siç ka qenë shit-blerja e votave, patronazhistët e shumë probleme të tjera që janë bërë objekt rekomandimesh.
Escobar dhe SHBA kanë këmbëngulur në mospërsëritjen e fenomeneve negative në zgjedhje.

Është zakon në Shqipëri që parregullsitë e zgjedhjeve të mëparshme sfumohen në zgjedhjet pasardhëse, pasi partia në pushtet përqafon mënyra të tjera për të marrë një rezultat që nuk është 100 përqind ai i votuar nga zgjedhësit.

Rama ka konsumuar vendime, njoftime, rritje të rrogave, bonuse, që duam apo jo në fushatë marrin kuptim elektoral. në dijeninë time janë të pa lejueshme i ndalon Kodi Zgjedhor.

Qeveria ka pasur kohë 4 vite për të ndërmarrë të tilla nisma që ndikojnë në orientimin e votës.

Kodi Zgjedhor u interpretua ndryshe pasi thanë se Kodi i referohet zgjedhjeve të përgjithshme e jo atyre lokale.

Preç Zogaj: Mashtruesi kërkon shtegun ku të kalojë mashtrimin e vet. Parimi është i njëjte dhe shtrihet si për zgjedhjet lokale edhe për ato të përgjithshme, për të mos ndikuar orientimin e votës në fushatë. Palët në zgjedhje duhet të startojnë si të barabarta, ndërsa qeveria ka në dorë buxhetin, vendin e punës, ndaj është e ndaluar në Kod diçka e tillë.

Escobar takoi Alibeajn dhe Metën. Dhanë një mesazh këto takime?

Preç Zogaj: I njëjti mesazh, pra në fokus janë zgjedhjet dhe problemet mbi situatën rajonale. Bëhet fjalë për dy grupime politike që përfaqësojnë shumicën e opozitës.

Meta përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”. SHBA nuk bën diferencime në protokoll. Alibej përfaqëson PD zyrtare në marrëdhënie të ngushta me SHBA. Është normale që partneri strategjik të takojë e inkurajojë një forcë politike që ka si busull oksidentalizmin.

Takimi me Metën ka një vlerë të shtuar për grupimin që Meta përfaqëson me logon e partisë, bonus për Metën nën dritën e asaj që partitë shqiptare nuk mund të kenë sukses me parti të ftohta e të ngrira me SHBA.

Lexova komunikatën e shtypit të PL, ku nënvizoheshin angazhimet e natyrës euroatlantike të PL dhe Shqipërisë.

Edhe në takimet me Alibeajn, takohet një grup brenda PD që ka mbajtur një orientin euroatlantik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: