Aktori Leonard Bombaj, në një rrëfim të veçantë ka treguar sesi është njohur së fundmi me Arbër Hajdarin.

Bombaj thotë se kjo ishte hera e parë që e takonte personalisht, ndërsa shkruan se ka mbetur i befasuar prej tij, për karakterin, dhembshurinë, kurajoz e plot vizion.

Reagimi i plotë i Bombajt:  

Kur një ngjarje pason tjetrën. I ftuar në promovimin e librit të mikut tim Petrit Ruka, në vargmalet pranë Dajtit, takova Arbër Hajdarin në strehën Fundjavë Ndryshe. Më besoni! Fola 20 min dhe sikur njiheshim prej 20 vjetësh. Djalë 28 vjeç plot vizion, kurajo, dhimbsuri, mbi të gjitha kaq troç dhe drejt e në zemër të bisedës.

Por m’u dhimbs si vëllaçko i humbur prej kohësh kur kuptova se sa dhimbje njerëzore ishin bërë tatuazh në shpirtin e tij. Më tha: “Kam humbur 2 fëmijë”, fliste sikur i kishte lindur vetë kur ju pershkruante zërin, syçkat e ëngjëve të ikur, nderkohë kur është vetëm i fejuar. Më la pa fjalë. Kaq i ri me kaq barrë mbi shpatulla nga dhimbjet shqiptare.

Qendra përreth fliste vetë, një ish repart ushtarak i kthyer në Qendër Solidariteti, më e madhja në Ballkan. Ai fliste për pagjumësinë, torturat shpirtërore, unë malet përreth i shihja si Hambarë mbushur prej stafit të Arbrit, gati për të shpëtuar jetë. Ai fliste për bilbliotekën me 70.000 libra, mua Arbëri m’u duk si varg nga poeti gjenial Ruka i përkthyer në NJERI. Hyjnorja, Tokësorja, Dhimbsuria kaq pranë. Çasti kur babai i tij më rrefeu: “Arbërin 1 vjeç e pata me flokë të gjata se donim vajzë medemek, një ditë i thashë në sy -Bab ti do i dalësh për Zot kësaj jete, dhe e godita me shuplakë për të përmendur më shume veten se sa Arbrin, ai qau”.

Nuk po e fsheh kur babai i Arbrit na perkëdheli “Arbër ngjani bashkë”, E çfarë ngjaja kur këtë vëllaçko dhembsurie nuk e kisha takuar për 28 vjet dhe vetēm bëja ‘scroll down’ faqen e tij ngaqë nuk duroja dot dhimbje, kaq fajtor ndjehesha, ndersa ai priste para lindjes dhe pret çdo javë vëllezër në rrugëtimin e FUNDJAVAVE NDRYSHE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb