Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë, Adams vlerësoi punën e bërë deri tani në Tiranë, ndërsa shtoi se arsyeja e vizitës së tij ishte për të shtuar bashkëpunimin mes New York dhe Tiranës.
“Tirana një qytet në zhvillim po ecën në rrugën e duhur. Kur mendon për këtë qytet 25 vite ju kishit me pak drita rrugës. Erdha këtu të flas për turizmin dhe të shohim si mund të shfrytëzojmë muajt që kam në detyrë për të ndihmuar në këtë aspekt. Folëm edhe në lidhje me mënyrën si duhet të merremi me çështjen e emigracioni t në të gjithë botë dhe për të folur për atë që bëhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Jemi angazhuar për të folur se si mund të krijojmë një marrëdhënie simbiotike. Dua të ftoj të rinjtë tuaj të vizitojnë Amerikën dhe të rinjtë amerikanë të vizitojnë Shqipërinë.
Duhet të jemi bashkë të përballojmë sfidat globale. Nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar por ndajmë të gjithë të njëjtin fat.
Ka pasur shumë spekulime pse jam këtu, jam për të përshëndetur e mësuar nga një mik, e për të forcuar një miqësi që nuk na lejon të kemi ndasi.
Do të mësojmë nga njëri-tjetri. Faleminderit miku im që më bëtë të mundur të jem këtu”, tha ai.
