Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Follow” duke arrestuar një 29-vjeçar dhe bashkëpunëtorin e tij 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë arrestimi i dy të rinjve është bërë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, tre emigrantët e paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “FOLLOË”, në kuadër të të cilit, në bazë të informacioneve policore, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Volksëagen”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve u ndalua si bashkëpunëtor i dyshuar, shtetasi A. N., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb