Opozita mban sërish të hënën protestën e radhës para Kryeministrisë. Foltorja e parlamentit do të jetë sërish e vendosur para zyrës së Ramës.

Mësohet se protesta pritet të nisë në orën 18:00.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha e ka quajtur këtë protestë një ‘foltore të Parlamentit’ ku mund të flasin deputetë, por dhe qytetarë.

“Përshëndetje, Foltorja e radhës para Kryeministrisë do të mbahet ditën e hënë 24 Nëntor ora 18:00. Të gjithë sipas degëve ku jeni, angazhohuni për pjesëmarrjen”, thuhet në mesazhin dërguar demokratëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: