Deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 komentoi ‘zhurmën’ dhe përplasjet e fundit brenda demokratëve pas foltoreve që ka nisur Ervin Salianji.
Ai tha se PD nuk ka qenë në gjumë, pasi ishte ajo që bëri denoncimin ndaj Ballukut.
“Nuk është e vërtetë që ne nuk kemi pasur aksion dhe takime. Kemi pasur takime në çdo qark. Në seli jam çdo ditë. S’ka pasur ‘fjetje’ dhe as tërheqje. Perceptimi publik ishte se nuk ka aktivitet. Ky është shtyrë dhe nga mediat e majta. Kur kemi bërë debate dhe diskutime. Mua më duken gjëra boshe, këto janë lojëra. Përballje kërkojmë të gjithë me qeverinë. Kur ndërmarrim hapa që lëvizin temën e diskutimit, nga përballja me qeverinë, kjo vetëm qeverisë i shërben. Të zgjuar jemi ne. Ervini ka qenë në mbledhje. Kallëzimi penal për Ballukun nuk është bërë në gjumë, kemi qenë zgjuar. Çdo diskurs, që është në rënie, është përballë dhe kundër qeverisë. “, tha ai.
