Kreu i shoqatës së fermerëve Eduart Sharka u shpreh se fondet e IPARD janë fonde të domosdoshme për bujqësinë shqiptare. Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, Sharka renditi disa nga arsyet të cilat sipas tij e bëjnë të vështirë arritjen e këtyre fondeve.

Sharka nënvizoi se situata për Shqipërinë ka qenë e vështirë, pasi siç është thënë në raport, ka dështuar sistemi i kontrollit, i monitorimit, por gjithashtu ende nuk ka përgjegjësi.

“Tek ne ka dështuar sistemi i kontrollit sistemi i monitorimit. Kanë gjetur fatura të fryra, dhe ata I dini. Në raport është shkruar se janë gabime sistemike. Pra tregojnë që ka rënë sistemi i kontrollit, sistemi i auditit dhe të gjithë filtrat e parashikuar. Unë jam skeptik sepse nuk kemi nxjerrje të përgjegjësisë, nuk ka nisur akreditimi i AZHBR, dhe nuk është bërë kërkesë nga qeveria është një procedurë bilaterale midis Komisionit Europian dhe qeverisë shqiptare, ka mungesë transparence deri ku janë. Edhe nga SPAK nga hetimet për vepër penale nuk kemi asnjë rezultat. Pra perspektiva më e afërt është pas vitit 2027 besoj unë dhe ky është lajm shumë i keq sepse janë fonde të domosdoshme për bujqësinë shqiptare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: