Pasi arriti që të mblidhte 1.15 miliard euro fonde në Konferencën e Donatorëve, kryeministri Edi Rama ka garantuar se faza e rindërtimit do të kthehet në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama tha se nuk kjo nuk është e vetmja fushatë për procesin e rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga termeti i 26 nëntorit.

POSTIMI I RAMES
NE DO TA KTHEJMË RINDËRTIMIN NË BAZËN E NJË ZHVILLIMI TË RI EKONOMIK DHE SOCIAL PËR SHQIPËRINË QË DUAM??❤?
Fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me sukses fushatën ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020? – me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: