Një paradë ushtarake nën sloganin “Forca e Unitetit” u mbajt të shtunën në Beograd të Serbisë. Parada u mbajt në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar. Zyrtarët serbë e mohuan se parada ushtarake kishte motive politike.

Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën “në mbështetje të ushtrisë”, por ata nuk u lejuan nga policia të afroheshin afër paradës.

Në paradë nuk pati fytyra shumë të njohura apo të rëndësishme nga bota e politikës. Në mesin e atyre që morën pjesë ishin, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed, anëtari i familjes mbretërore të Bahreinit Nasser bin Hamad, aktori Steven Seagal, si dhe ish-presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik.

Parada ushtarake në Beograd përfundoi me shfaqjen e flotës ajrore të vendit. Gjatë kësaj shfaqje fluturuan avionë luftarakë MiG-29 mbi zonën ku u mbajt parada ushtarake.

Ata u shoqëruan nga avionë bombardues “Shqiponja”, të ndjekur nga një fluturim i avionëve transportues “Supergaleb” dhe avionëve stërvitorë “Lasta”. Anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen një kërcim me parashutë./REL

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb