Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, tha të enjten se ata kishin kapur një komandant ushtarak izraelit gjatë një sulmi ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Njoftimi binte ndesh me raportet e mëparshme të ushtrisë izraelite se ai ishte vrarë në sulme atë ditë.

Një video e publikuar nga Hamasi thotë se “koloneli Asaf Hamami, komandanti i Brigadës Jugore të Divizionit të Gazës, u kap më 7 tetor dhe u plagos gjatë kapjes”.

Videoja vuri gjithashtu në pikëpyetje fatin e Hamamit, duke pasur parasysh plagët e marra gjatë sulmit të 7 tetorit “si është fati i tij tani?”

Brigadat kritikuan më tej qëndrimin e qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se “çfarë lloj lidershipi politik i lë komandantët e tij ushtarakë në robëri”? Në video shtohet se “po i mbaron koha”.

Sipas vlerësimeve izraelite, rreth 128 izraelitë janë aktualisht të ndaluar në Gaza, ndërsa Izraeli mban robër rreth 9500 palestinezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: