Ushtria Kombëtare Somaleze (SNA) tha se forcat e saj vranë më shumë se 200 militantë të al-Shabab gjatë një operacioni të kryer në rrethin Bulaburte të Somalisë qendrore.
Sipas mediave shtetërore, militantët po planifikonin të bllokonin rrugën midis Beledweyne dhe rrethit Bulaburde dhe të organizonin një sulm, por forcat morën informacione në kohë dhe e penguan sulmin.
“Synimi i tyre ishte të bllokonin rrugën midis qyteteve Bula-burde dhe Beledweyne. Por ata bënë një llogaritje të gabuar dhe përfunduan në zjarr,” raportoi agjencia e lajmeve somaleze.
Forcat somaleze të mbështetura nga milicia pro-qeveritare kanë çliruar më shumë se 40 fshatra dhe kanë vrarë mbi 500 militantë të al-Shabab në tre javët e fundit në operacionet në Somalinë qendrore.
Grupi militant ka humbur terren ndaj qeverisë somaleze dhe trupave të Bashkimit Afrikan në muajt e fundit, por ende kontrollon disa territore në Somalinë jugore dhe qendrore.
