Forcat ukrainase sulmuan postin komandues të flotës ruse të Detit të Zi pranë Sevastopolit në Krime mesditën e së mërkurës, njoftoi ushtria ukrainase.

Kievi nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se sulmi ishte i suksesshëm.

Video të një rakete Storm Shadow që po shkonte drejt objektivit të saj u shfaqën në mediat sociale, si dhe shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin nga vendi. Më herët të mërkurën, guvernatori i Sevastopolit i emëruar nga Moska tha se një sulm me raketa në qytet ishte penguar.

Kujtojmë se Krimeja është pushtuar dhe aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb