Kim Kardashian po kalon disa ditë pushimi në Tokyo së bashku me fëmijët e saj, ndërsa pranë saj është parë edhe piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, duke forcuar spekulimet për një marrëdhënie mes tyre.
Sipas raportimit të People, Kardashian ka udhëtuar me tre nga fëmijët e saj – Saint, Chicago dhe Psalm – ndërsa në këtë udhëtim është bashkuar edhe motra e saj, Khloe Kardashian, së bashku me fëmijët e saj.
Prania e Hamilton në këtë udhëtim ka tërhequr vëmendjen, pasi burime pranë çiftit sugjerojnë se marrëdhënia e tyre është bërë më e afërt kohët e fundit. Një burim për revistën tha se “Hamilton është një djalë i qetë me shumë energji pozitive. Familja e Kim e pëlqen atë dhe ajo është shumë e interesuar për të”.
Sipas të njëjtave burime, të dy kanë axhenda të ngarkuara profesionale, por arrijnë të gjejnë kohë për t’u takuar shpesh. “Kjo nuk është vetëm një njohje sipërfaqësore. Duhet shumë për të fituar interesin e Kim dhe ai padyshim e ka impresionuar atë”, thuhet më tej.
Megjithëse as Kardashian dhe as Hamilton nuk kanë konfirmuar publikisht një lidhje, prania e tyre e përbashkët në Japoni ka shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë nisur një romancë.
