Ka përfunduar trajnimi i udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK-NBI në Akademinë e Sigurisë.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë videomesazhin e të ngarkuarës më punë Nanci VanHorn, në të cilën nënvizohet se institucionet si SPAK, NBI si edhe Akademia e Sigurisë po forcohen për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës. Ndërsa shtoi se këto çështjen ndiqen me prioritetet edhe nga administrata e Trump.
“Siç tha Sekretari Rubio, organizatat kriminale dhe terroriste transnacionale, veçanërisht ato të përfshira në trafikimin e drogës, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e SHBA-së në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtetet kombëtare dhe po çojnë në migrim masiv. Dhe ne do të ndjekim pa pushim prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës, si SPAK, NBI dhe Akademia e Sigurisë.” , thuhet në reagim.
“As Secretary Rubio said, transnational criminal and terrorist organizations, especially those engaged in narco-trafficking, are the largest threat to U.S. security in the Western Hemisphere, where these groups are destabilizing nation states and leading to mass migration. And… pic.twitter.com/JxT39DeCus
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) January 16, 2026
Fjalimi i plotë i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn në Trajnimin nga FBI për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve
Faleminderit Rektor Mandro, Kryeprokuror i Posaçëm Braho dhe Drejtor Keta që na jeni bashkuar për të shënuar përfundimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Dhe dua të falënderoj gjithashtu kolegët tanë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, është kënaqësi t’ju shoh përsëri, Joe Danneff nga Ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, të cilët ndanë ekspertizën e tyre.
Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.
Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.
Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.
Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.
Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.
Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar.
Ndaj, urime për përfundimin e këtij kursi dhe faleminderit që më lejuat të jem me ju sot.
