Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me tre raste të dhunës në familje të ndodhura në Tiranë dhe Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla u shpreh se do të vijojë me kërkesat për policinë që të rritet forca zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Reagimi:

🇦🇱 Policia e Shtetit 📍Tiranë dhe Shkodër kanë identifikuar tre raste të rënda dhune në familje, duke ndaluar menjëherë autorët. Do të vazhdoj t’i kërkoj Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: