Në orën 18.00, Inter do përballet me Udinesen në transfertë, në një ndeshje që do shkojë për llogari të Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet.
Kampionët e Italisë e nisin me një sulm të frikshëm. Dzeko e fillon që nga minuta e parë, teksa do ketë edhe ndihmën e argjentinasit Lautaro Martinez.
Në mesfushë ka emra të rëndësishëm si Brozovic dhe Barella. Në portë rikthehet Handanovic.
Djemtë e Inzaghit janë në vendin e dytë me 5 pikë më pak se Milani, e një fitore eventuale sot do i mbante ata në rrugën e titullit.
Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Pablo Marí, Perez; Molina, Arslan, Walace, Pereyra, Udogie; Success, Deulofeu.
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Dzeko, Lautaro.
(BallkanWeb)
